Showbiz

U lansua kënga “Aman” nga Dafina, Ledri dhe Lumi B

Me shumë ngjyra e ritëm ka vendosur ta fillojë sezonin veror, një prej këngëtareve më të dashura shqiptare, Dafina Zeqiri.

Ajo e ka publikuar këngën e re me titull “Aman” të cilën e sjell në bashkëpunim me dyshen, Ledri Vula dhe Lumi B.

Me te dy reperët, Dafina ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën dhe kanë qenë disa prej projekteve të saja më të pëlqyera nga publiku.

“Aman” që është pjesë e albumit të ardhshëm të këngëtares “Dafinë moj”, është prodhuar nga Deard Sylejmani, për tekstin dhe melodinë e saj janë kujdesur Dafina, Ledri dhe Lumi, derisa videoklipi është realizuar nga “Entermedia”.

Duket se këngëtarja dhe reperët janë argëtuar shumë gjatë realizimit të videoklipit, në të cilin Dafina Zeqiri vjen mjaft e veçantë dhe tërheqëse.

Publikut i mbetet ta shijoj këngën e cila tashmë është publikuar në platformën muzikore YouTube.