Showbiz

Zendaya ndër yjet e ftuara për t’u bërë pjesë e Akademisë së Arteve dhe Shkencave

Descriptive Text

Yjet e hollywoodit, Zendaya dhe Awkwafina, janë në mesin e 819 yjeve të ftuara për t’u bërë pjesë e Akademisë së Arteve dhe Shkencave.

Dy aktoret, së bashku me kolegët e tyre Ana DeArmas, Ryan Murphy, Cynthia Erivo, Matthew Cherry, Constance Wu, John David Washington, Florence Pugh dhe Olivia Wilde, janë ftuar për t’iu bashkuar organizatës e cila njihet për organizimin e ceremonisë prestigjioze “Oscar”, si pjesë e fushatës së vazhdueshme për diversitet në mesin e anëtarëve të akademisë.

Sipas “The Hollywood Reporter”, në mesin e personaliteteve të ftuar për t’u bërë anëtarë të akademisë, 36 për qind prej tyre janë nga komuniteti afrikano-amerikan, 45 për qind janë gra dhe 49 për qind jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Koha.

“Akademia e Arteve dhe Shkencave është e lumtur t’i mirëpres këta persona të jashtëzakonshëm në grupin tonë. Ne gjithmonë i kemi vlerësuar talentet e jashtëzakonshme që e reflektojnë diversitetin e komunitetit global të filmit, dhe tani më shumë se kurrë,” citohet të ketë thënë presidenti i akademisë, David Rubin, përmes një komunikate për media.

Në mesin e të famshmëve të tjerë të cilët pritet të bëhen pjesë e Akademisë këtë javë janë: Yalitza Aparicio, Zazie Beetz, Bobby Cannavale, Kaitlyn Dever, Beanie Feldstein, Tim McGraw, Natasha Lyonne, Eva Longoria, Niecy Nash dhe Thomasin McKenzie.

Edicioni i vitit 2021 i ceremonisë “Oscars” do të jetë i pari, me 10 filma të garantuar në garë për çmimin kryesorë të mbrëmjes, “Filmi më i mirë”.

Anëtarët e akademisë do të kenë mundësi t’i shikojnë filmat e lansuar gjatë vitit përmes uebfaqes së veçantë të akademisë, në mënyrë që të sigurohen që të gjithë filmat konkurrent të vlerësohen sipas meritave nga anëtarët votues.