Showbiz

Vazhdon kontributi i yjeve në mbledhjen e fondeve për të prekurit nga COVID-19 

Descriptive Text

Miley Cyrus, “Coldplay”, Justin Bieber, Shakira dhe yje të tjerë ndërkombëtarë të muzikës, e kanë karakterizuar një koncert të transmetuar online anembanë botës, dhe i cili zuri vend të shtunën më 27 qershor.

Koncerti bamirës ka për qëllim të mbledhë të holla për personat e prekur nga COVID-19, si dhe është iniciativë e përbashkët e organizatës “Global Citizen” dhe Komisionit Evropian, transmeton Koha.

Me titull “Global Goal: Unite For Our Future”, koncerti synon të mbledhë miliarda dollarë nga donacionet private dhe publike, të cilat do të shërbejnë për ta minimizuar ndikimin e pandemisë në komunitetet më të ndjeshme dhe të margjinalizuara. 

Koncerti i cili zgjati dy orë, erdhi në të njëjtën ditë kur u mbajt një samit historik, ku u premtuan donacione prej 6.9 miliardë dollarësh nga qeveritë, korporatat dhe filantropët e ndryshëm në mbarë botën.

I drejtuar nga aktori Dwayne Johnson, koncerti i përfshiu edhe performancat e yjeve të muzikës: Usher, Jennifer Hudson, “Christine and the Queens”, Quavo, Yemi Alade, Lin-Manuel Miranda, Jimmy Fallon & The Roots, “For Love Choir”, J Balvin, “The Dreamcatchers”, Chloe x Halle, J'Nai Bridges dhe Gustavo Dudamel, si dhe Filarmonia e Los Angelesit bashkë me Orkestrën e Rinisë.

Pjesë e ngjarjes “Global Goal: Unite For Our Future”, ishin edhe deklaratat e personaliteteve nga fusha të ndryshme të showbizit, të tillë si: Antoni Porowski, Billy Porter, Charlize Theron, Chris Rock, David Beckham, Derrick Johnson, Diane Kruger, Forest Whitaker, Hugh Jackman, Ken Jeong, Kerry Washington, Naomi Campbell, Nikolaj Coster-Waldau, Olivia Colman, Opal Tometi, Salma Hayek Pinault dhe shumë të tjerë.