Showbiz

“Skulptura” e Capital T lansohet më 1 korrik

Një prej artistëve më të dashur kosovar, Capital T, tashmë e ka një datë të saktë të lansimit të albumit të ri muzikor me titull “Skulpturë”.

Përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, me ç’rast i ka prezantuar edhe disa prej këngëve të këtij incizimi të shumëpritur, Capital T emri i vërtetë i së cilit është Trim Ademi, i ka informuar fansat që albumi vjen më 1 korrik.

“Çka jam munduar të bëjë me këtë album është të sjell energji të mirë, të krijoj muzikë të cilën mund ta shijoni kudo që jeni dhe të sjell bashkëpunime me njerëz të cilët i çmoj dhe respektoj. Përveç muzikës, artit dhe hip hop-it, në këtë album kemi menduar edhe për argëtimin e publikut me muzikë të mirë, duke i shijuar së bashku këngët e tij dhe duke festuar kurdo që kemi mundësi. Prandaj edhe kënga e parë e albumit mbanë titullin, “Tu festu”,” ka deklaruar Capital T në njërin prej postimeve promovuese në Instagram.

View this post on Instagram

The Album ??? Promo

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Duket se artisti ka vendosur ta pushtojë verën e vitit 2020, me këngë e videoklipe të reja muzikore, në mesin e së cilave edhe bashkëpunimi i tij i parë me artistin, Ledri Vula.

Kënga e fundit e Capital T, “Flawless”, u lansua para 3 javësh dhe u mirëprit nga fansat e tij anembanë botës, duke i marrë rreth 2.8 milionë klikime në YouTube.