Showbiz

“Top Koha Music” me Kimbon

I ftuar i radhës në “Top Koha Music” është hip hop artisti kosovar Kimbo, i cili së fundi ka publikuar videoprojektin e ri “Qa thom e boj”.

Për realizimin e kësaj kënge ai ka bashkëpunuar me dy artistë, Bujaka-n dhe reperin Zhita, për të cilët ka thënë se kanë qenë bashkëpunëtorët idealë.

Po ashtu, në “Top Koha” vijnë edhe klasifikimet e javës, të cilat përcaktohen nga votat e publikut në Koha.net.

“Top Koha Music” transmetohet të dielën nga ora 16:30 në KTV.