Showbiz

Pete Davidson ndjehet i “keqkuptuar” nga publiku

Descriptive Text

Komediani 26-vjeçar, Pete Davidson, i cili e pranoi se bashkëshkrimi i skenarit të filmi gjysmëbiografik, “The King of Staten Island”, ka qenë një eksperiencë purgative, mezi pret t’i tregojë publikut se kush është ai me të vërtetë.

Për “Entertainment Tonight”, aktori citohet të ketë thënë: “Unë ndjehem disi i keqkuptuar nga publiku dhe kjo më duket një situatë paksa e ndërlikuar. Por, mendoj se ajo çka Judd Apatow dhe unë e kemi bërë me këtë film, do ta sqaroj karakterin tim pak më mirë. Shpresoj të ndodhë kështu. Pra, ky projekt është një lloj letre e dashurisë për gjithë familjen time.”

Babai i ndjerë i Davidsonit, Scott, ishte një zjarrfikës nga New York City i cili vdiq në detyrë gjatë 11 shtatorit të vitit 2001, kur aktori i kishte vetëm shtatë vjet, transmeton Koha.

Në filmin e ardhshëm “The King of Staten Island”, ylli i emisionit komik “Saturday Night Live” e portretizon një person të ngathët që konsumon shumë marihuanë, dhe i cili e ka humbur babanë zjarrfikës në moshë të fëmijërisë.

Pete Davidson i cili ka qenë gjithmonë i hapur rreth sfidave me të cilat është ballafaquar në jetë shkaku i shëndetit mendorë, ndër të tjera sugjeroi se rrugëtimi i personazhit të tij në film drejt shërimit, do t’i ndihmojë edhe shikuesit të cilët vuajnë nga të njëjtat probleme.

Ai po ashtu nuk hezitoi të tregojë që ka kërkuar ndihmë profesionale, për shërimin e tij.

“Terapeutët e mi janë shumë të mirë dhe ndjehem me fat që i kam në jetën time. Ia rekomandojë secilit që vuan nga probleme të ngjashme, që të konsultohen me terapeutë.”