Showbiz

Lidhja e Kardashianit me Westin “drejt fundit”

Thashethemet e fundit në botën e shoubizit, thonë se Kim Kardashian dhe Kanye West janë duke i dhënë fund lidhjes së tyre martesore.

Siç raporton Mirror, koronavirusi nuk ka lënë shenja vetëm tek njerëzit që u prekën nga COVID-19, por edhe tek çiftet që janë në lidhje dashurie.

39-vjeçarja dhe 42-vjeçari, sipas burimeve, janë në lidhje delikate prej mesit të muajit mars. Bazuar te këto thashetheme, lidhja e tyre ka nisur të prishet prej më shumë se dhjetë javë.

Lidhja e Kardashian me West, që kanë edhe fëmijë bashkë, nisi në vitin 2014.

Deri tash, asnjë mohim nga familja Kardashian nuk ka dalë.

4 fëmijët e tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm, janë ndër fëmijët e fëmijëve “Vip”, që më së shumti shkruajnë mediat e showbizit.