Showbiz

Jude Law do të bëhet baba për të gjashtën herë

Aktori i filmave “Sherlock Holmes”, Jude Law, është fotografuar duke bërë shoping në veri të Londrës, së bashku me bashkëshorten e tij Phillipa Coan me të cilën u martua në fshehtësi në maj të vitit të kaluar.

Në fotografitë e realizuara nga paparacit gjatë fundjavës që e lamë pas, dhe të cilët u publikuan në portalin “Mail Online”, Phillipa Coanit i vërehej dukshëm baku i fryrë, transmeton Koha.

Çifti nuk e ka konfirmuar ende lajmin e lumtur, por në muajin janar ylli i serisë “Young Pope”, i cili me gruan e parë Sadie Frost i ka tre fëmijë, Farrefty, Iris dhe Rudy, si dhe dy vajza, Sophia dhe Ada, me të ish të dashurat e tij, Samantha Burke dhe Catherine Harding, në të kaluarën e kishte pranuar se do t’i pëlqente të bëhet sërish baba.

“Natyrisht! Absolutisht. Jam me fat që e kam një bashkëshorte me të cilën po argëtohem si kurrë më parë në jetë. Ne e kemi një familje jashtëzakonisht të qëndrueshme, të mrekullueshme dhe të shëndetshme. Dhe këtu përfshihen edhe fëmijët e mi të cilët tashmë janë të rritur… dhe pastaj ata që janë më të vegjël në moshë, të cilët edhe na sjellin shumë gëzime dhe harmoni. Më pëlqen të jem baba, prandaj do të dëshiroja të kem më sërish fëmijë. Ndihem fatlum që e kam një jetë një person të cilin e dua shumë, dhe ideja për të pasur më shumë fëmijë me të, është vërtetë fantastike,” kishte deklaruar aktori.

Ylli 47-vjeçar i hollywoodit për një kohë të gjatë e ka pasur jetën personale shumë publike, përfshirë këtu lidhjen tejet të bujshme me aktoren Sienna Miller, por tani Law insiston që është shndërruar në një person më qëndrueshëm dhe të mërzitshëm, ndryshe nga ajo që njerëzit mendojnë.

{gallery}