Showbiz

Billie Eilish i ka shtyrë koncertet e turneut botëror “Where Do We Go”

Descriptive Text

Këngëtarja 18-vjeçare, Billie Eilish, më herët i kishte anuluar koncertet e planifikuara për muajin mars të cilat ishin pjesë e turneut botëror të vitit 2020, “Where Do We Go”, kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit, por megjithatë po shpresonte që situata të përmirësohej dhe shumë shpejtë ajo të kthehej në rrugë për ta promovuar albumin e saj, duke i mbajtur disa koncerte nëpër Evropë e të cilat planifikohej të fillonin në fillim të muajit korrik.

Sidoqoftë, një anëtar i ekipit të këngëtares Eilish, përmes një postimi në Twitter e bëri të ditur lajmin se të gjitha koncertet e këtij turneu janë shtyrë për shkak të krizës së vazhdueshme shëndetësore e cila e ka kapluar mbarë globin, transmaton Koha.

“Për shkaqe sigurie, të gjitha koncertet e turneut botëror të Billie Eilishit, ‘WHERE DO WE GO?’ janë shtyrë. Datat e reja janë duke u ricaktuar. Sapo t’i kemi të gatshme ato, Billie do ta ndajë lajmin me të gjithë ju, si dhe biletat e blera më parë do të vlejnë edhe për koncertet e ardhshme. Faleminderit për mirëkuptimin. Qëndroni të sigurt dhe rrini në shtëpitë tuaja,” shkruhej në mesazhin e postuar në rrjetet sociale.

Datat e anuluara të këngëtares së suksesshme Eilish, i përfshijnë disa koncerte në Britani të Madhe që planifikohej të fillonin nga 21 korriku, tri prej tyre do të mbaheshin në “Manchester Arena” dhe katër të tjera në arenën “O2” të Londrës.

Ndërkaq turneu evropian i yllit të hitit “Bad Guy”, planifikohej të fillonte më 9 korrik me disa performanca në Spanjë.

Në anën tjetër, Billie Eilish, duket se e ka shfrytëzuar kohën e lirë në karantinë në mënyrën e duhur, pasi e zbuloi lajmin se bashkë me vëllain e saj, Finneas O'Connell, i kanë shkruar disa këngë të reja.