Showbiz

Adele shfaqet e panjohur në fotografinë e postuar për ditëlindje

Descriptive Text

Këngëtarja shumë e dashur për publikun mbarëbotëror, Adele, vjetëve të fundit ka pësuar ndryshime të mëdha, si në jetën private ashtu edhe profesionale.

Ajo u shkurorëzua nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki, me të cilin e ka një fëmijë, u largua plotësisht nga vëmendja e publikut, gjatë së cilës kohë edhe filloi të punojë rreth albumin të saj të radhës, si dhe ndryshoi pamje tërësisht duke humbur peshë të madhe, transmeton Koha.

Por edhe dukjen e saj të re, këngëtarja e mbajti të fshehur duke u shfaqur rrallë në publik, dhe si pasojë ekzistonin shumë pak fotografi nga paparacit ku mund t'i shihnim këto ndryshime.

Mirëpo, më në fund, Adele ka vendosur që në ditëlindjen e saj të 32-të ta postoj një fotografi në rrjetet sociale ku duket fantastike, dhe mezi mund ta njohim.

“Faleminderit për dashurinë që ma keni dhuruar për ditëlindje. Shpresoj që po qëndroni të shëndetshëm fizikisht dhe mentalisht gjatë kësaj periudhe të çmendur nëpër të cilën po kalojmë. Dua t’i falënderojë të gjithë punëtorët e frontit të parë të cilët po i rrezikojnë jetët e tyre për të na mbrojtur. Ju vërtetë jeni engjëjt tanë. 2020, OK, tung dhe faleminderit!,” kishte shkruar Adele në mesazhin e saj të postuar në Instagram.

Besohet se fotografia është realizuar jashtë shtëpisë së këngëtares në Los Angeles.

Ylli britanik i muzikës, Adele, kishte planifikuar ta lansojë albumin e saj të katërt të incizuar në studio, kah fundi i këtij viti, kjo pasi u kishte thënë të ftuarve në dasmën e një mikut të saj, që mund ta presin një album të ri në muajin shtator. Por tani, adhuruesit e këngëtares së famshme, janë të shqetësuar se do të duhet të presin edhe një vit për t’i dëgjuar këngët e reja të idhullit të tyre.

Edhe pse ylli i baladave nuk e ka konfirmuar këtë lajm, adhuruesit e saj po spekulojnë se ajo do t’i bashkohet listës së artistëve të cilët i kanë shtyrë lansimet e projekteve të tyre, si pasojë e pandemisë së koronavisurit.

Gjatë vitit 2019, kantautorja e njohur për baladat e dashurisë, “Someone Like You” dhe “Hello”, e bëri publik lajmin se është ndarë nga bashkëshorti, Simon Konecki. Çifti kishte shtatë vjet lidhje dhe besohet se dashurinë e kishin kurorëzuar me martesë në vitin 2017. Adele, e cila njihet për ruajtën e privatësisë, dhe ish-bashkëshorti i saj Konecki, e kanë një djalë së bashku.