Showbiz

“Midnight Sun” vazhdimi i ri në serinë e librave “Twilight”

Një vazhdim i ri i serisë së librave “Twilight” i cili do ta rrëfejë historinë nga pikëpamja e personazhit, Edward Cullen, tashmë është paralajmëruar.

Autorja e librave, Stephenie Meyer, e ka konfirmuar se romani me titull “Midnight Sun” do të publikohet më 4 gusht të këtij viti, transmeton Koha.

Ky do të jetë vazhdimi i radhës në serinë e librave të famshëm që e rrëfejnë dashurinë mes vampirit, Edward Cullen dhe të dashurës së tij njeri, Bella Swann, personazhe këto të cilat në filmat “Twilight” ishin portretizuar nga aktorët, Robert Pattinson dhe Kristen Stewart.

Përmes një intervistë online të realizuar për emisionin amerikan “Good Morning America”, Meyer tha: “Jam shumë e emocionuar që më në fund t’ua bëjë të ditur lajmin se libri “Midnight Sun” do të publikohet më 4 gusht. Jemi duke kaluar nëpër një periudhë të çuditshme dhe nuk isha e sigurt nëse kjo ishte koha e duhur për ta publikuar këtë roman, por disa nga ju keni kohë që po e prisni atë. Andaj, nuk mendova se është e drejtë t’iu lë të prisni më shumë.”

Katër librat e parë “Twilight” të Meyerit, i kishin shitur më shumë se 100 milion kopje. Më pas ata ishin adaptuar në filma me buxhet të lartë të cilët filluan të lansohet nëpër kinema nga studioja “Lions Gate”, në vitin 2008. Ndër vite, filmat kanë ndihmuar në krijimin e një baze të madhe adhuruesish, të tregimeve të dashurisë mes një vampiri dhe një njeriu.

Ndërkaq filmi i fundit “Twilight: Breaking Dawn: Part 2”, u lansua në vitin 2012.

{gallery}