Showbiz

Zbulohet titulli i biografisë së Princit Harry dhe Dukeshës Meghan Markle

Descriptive Text

Pak kohë pasi u bë i ditur lajmi se Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, do ta publikojnë biografinë e tyre, tashmë është zbuluar titullit i këtij libri.

“Finding Freedom: Harry and Meghan and the Making of A Modern Royal Family”, do të jetë në dispozicionin e publikut mbarëbotëror me të dalë në shitje në “Amazon”, nga 11 gushti i këtij viti, dhe ai premton ta siguroj një portret për së afërmi të çiftit si dhe ta rrëfejë historinë e vërtetë prapa vendimit të tyre për t’u larguar nga obligimet zyrtare të familjes mbretërore.

Sipas një përshkrimi të librit biografik thuhet se ai do ta ofroj një portret të sinqertë, të afërt dhe të çarmatosur të çiftit me shumë ndikim, Duka dhe Dukesha e Sussexit, transmeton Koha.

Libri 320-faqesh është shkruar nga gazetarët e familjes mbretërore, Omid Scobie dhe Catherine Durand, dhe do të kujdeset të zbuloj detaje të panjohura të jetës së dyshes, Harry dhe Meghan, duke i hedhur poshtë shumë thashetheme dhe keqkuptime rreth tyre.

Omid Scobie është mik i afërt i çiftit të famshëm dhe ishte një prej reporterëve të paktë, i cili ka dhënë informata rreth video-lidhjes që, Harry dhe Meghan bashkë me djalin e tyre Archie, e kishin realizuar me Mbretëreshën Elizabeta e Dytë, për ditëlindjen e saj të 94-të.

Biografia “Finding Freedom” po ashtu synon ta portretizojë një imazh të ri të çiftit, pas vendimit të tyre për t’u zhvendosur nga Britania e Madhe në Kanada dhe më pas në Los Angeles, duke hequr dorë kështu nga obligimet e familjes mbretërore.

Ndërkohë, së fundmi u bë i ditur lajmi se Dukesha 38-vjeçare, Meghan Markle, po planifikon ta lansojë së shpejti uebfaqen e saj e cila i ofron publikut këshilla për stilin jetësorë, duke i bërë kështu konkurrencë edhe aktores së njohur hollywoodiane, Gwyneth Paltrow.