Showbiz

Keri Hilson rikthehet pas pothuajse një dekade me këngën e re “Nominate”

Këngëtarja Keri Hilson po rikthehet në skenën muzikore, pas një pauze disa vjeçare.

Ylli i hitit “Knock You Down”, Hilson tashmë ka filluar të punojë në realizimin e muzikës së re, transmeton Koha. Ajo së fundmi e ka publikuar një bashkëpunim me artistin Stonebwoy, të quajtur ‘’Nominate’’.

Në një intervistë për portalin “The Shade Room”, Hilson ka treguar se si ka ardhur deri te bashkëpunimi me këngëtarin nga Ghana.

“Në fakt ne nuk është se ishim duke e kërkuar njëri-tjetrin. Gjatë një fluturimi, unë e takova një djalë me emrin Dosty i cili ishte mik me Stonebwoyn, dhe faktikisht ai na lidhi ne të dy. Ne ishim duke punuar në solo projektet tona, por ai kishte plane të vinte në Atlanta pas një jave, kështu që unë i thash të vinte në studion time. Unë po punoja me Andre Harrisin dhe ai veçse i kishte përfunduar disa projekte të muzikës afrikane dhe reggae, kështu që nga fillimi e dija se ai do t’i pëlqente. Me vete, Stonebway e solli edhe një tekst shkrues të quajtur Selasi. Kështu që të gjithë punuam së bashku pa e pasur në mendje ndonjë projekt në veçanti, dhe kënga ‘’Nominate’’ ishte ideja jonë e parë”, citohet të ketë thënë këngëtarja.

Pavarësisht se Hilson është rikthyer me një stil të ri të muzikës, duke kaluar nga R&B në muzikë me tinguj afrikan, ajo premton se do t’i sjell më të mirat e te dyja zhanreve. Ndër të tjera, këngëtarja i ka paralajmëruar fansat se gjatë vitit 2020, planifikon t’i publikojë disa projekte të reja të shoqëruara edhe me videoklipe.

Kënga e fundit të cilën Hilson e kishte lansuar në YouTube mban titullin, "Lose Control", dhe i numëron më shume se 40 milionë klikime.