Showbiz

Lizzo e emocionuar që Beyonce ia ka uruar ditëlindjen

Ylli i hitit “Juice”, Lizzo, e cila të hënën e festoi ditëlindjen e 32-të, ka mbetur pa fjalë pasi ka mësuar se idhulli i saj, Beyonce, ka gjetur kohë për t’ia uruar ditëlindjen përmes një mesazhi.

Këtë urim, diva e muzikës e kishte bërë përmes iniciativës së saj bamirëse “BeyGood”, e cila në uebfaqen e saj e ka postuar e ka ndarë një mesazh ku thuhej: “BeyGood mbështet ndihmat për COVID-19.”

Dhe, poshtë këtij mesazhi shkruhej: “Urime ditëlindja Lizzo.”

Ylli i hitit “Truth Hurts”, Lizzo, e kishte parë urimin një ditë më vonë dhe menjëherë e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram, për të treguar sa e lumtur është për këtë mesazh të thjeshtë si dhe e quajti Beyoncen, këngëtaren e saj inspiruese.

“WOW. @beyonce BEY YON SAY ma ka uruar ditëlindjen! Nuk po di sit ë sillem. Ajo është inspirimi im për këngëtaren që dua të bëhem, që nga mosha 10-vjeçare kur e kam parë duke performuar në grupin ‘Destiny's Child’… TË DUA BEYONCE! Faleminderit!” kishte shkruar Lizzo në postimin e saj.

Këngëtarja e suksesshme, Lizzo, po vazhdon të qëndroj e vetizoluar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe gjatë kësaj kohe nuk ngurron t’iu bëjë thirrje njerëzve që të shpërndajnë sa më shumë dashuri, deri në tejkalimin e kësaj krize globale shëndetësore.