Showbiz

Yjet që po sjellin gëzim gjatë karantinës

Descriptive Text

Në një aspekt ata janë të rëndësishëm, të sinqertë dhe të paarritur. Në anën tjetër, ata janë të mëshirshëm, krijues dhe i sjellin gëzim jetëve tona. Yjet të cilët vërtet janë të lidhur me fansat e tyre, gjatë kësaj krize janë ata që po sjellin pozitivitet, humor dhe janë treguar njerëzorë. Shumë prej tyre rregullisht kanë postuar video në rrjetet sociale dhe madje shfaqje të krijuara në shtëpitë e tyre. Në vijim janë disa nga yjet dhe aktivitetet e tyre gjatë karantinës:

Aktori, prezantues i lajmeve

Në mes të marsit, publikimi i vazhdimit të filmit “A Quiet Place 2” u vonua vetëm disa ditë, para se të arrinte në kinema. Skenaristi dhe regjisori i filmit, John Krasinski, nuk u dorëzua. Në vend të kësaj, dy javë më vonë, erdhi me lajme të mira, duke ofruar një video në YouTube, me të cilat gjen pozitivitet të shkëlqejë në kaosin aktual të krijuar si shkak i pandemisë.

Ish-ylli i “US Office”, Emily Blunt, bashkëshortja e Krasniskit, ka paraqitur aktorin si prezantues të lajmeve, duke e ulur në një tavolinë para një logoje shumëngjyrëshe të emrit të kanalit të tyre “Some Good News”, të punuar nga bijat e tyre. Ai sjell shpresë në rrjetet sociale, si dhe zhvillon intervista për t’i ngrohur zemrat e publikut të gjerë. Ai ia mundësoi një adoleshenti një takim me vëllezërit Jonas dhe këngëtaren Billie Eilish. Pastaj ftoi Hamiltonin për t’i kënduar serenadë një vajze që iu anulua shkuarja në teatër. Krejt në fund rekrutoi Brad Pittin me Robert De Niron, si parashikues të motit. Katër episodet e tij javore kanë pasur më shumë se 37 milionë shikime, transmeton KOHA.

Diskoja e Ellis-Bextor

Nga të gjitha koncertet në shtëpi, këngët e Ellis-Bextor të premten në mbrëmje - të transmetuara drejtpërdrejt nga kuzhina e saj – janë këngët që sjellin më së shumti gëzim. Ajo është pa komplekse dhe e ngrohtë. Sharmi shumëfishohet nga prania e pesë fëmijëve, të cilët luajnë, kërcejnë, zvarriten dhe grinden rreth saj. Thelbi kryesor është hiti i saj i vitit 2001 “Take Me Home”, të cilin ajo e ka përditësuar për t’u bërë thirrje fansave që të qëndrojnë në shtëpi.