Showbiz

Meghan Markle do ta japë intervistën e parë pas largimit nga familja mbretërore

Dukesha e Sussexit dhe ish-aktorja e serisë “Suits”, Meghan Markle, e cila bashkë me bashkëshortin e saj, Princin Harry, e bënë të ditur lajmin se kanë vendosur të largohen nga obligimet e familjes mbretërore britanike, do ta japë intervistën e saj të parë mediale.

Ajo do të shfaqet në emisionin “Good Morning America” për të biseduar për dokumentarin, “Elephant”, ku ajo e ka rolin e narratores së këtij projekti, transmeton Koha.

Sipas portalit “Deadline”, Dukesha e Sussexit do t’ia prezantojë publikut fragmentet e para dhe ekskluzive të këtij filmi.

Muajin e kaluar u konfirmua lajmi se Markle do ta realizonte narracionin e projektit të ri të studios “Disney”, me titull “Elephant”.

Duke e paralajmëruar lansimin e dokumentarit, platforma “Disney+” e kishte postuar në llogarinë e saj në Twitter mesazhin ku shkruhej: “Disneynature's Elephant, një film origjinal me narracion të Dukeshës së Sussexit, Meghan Markle, do të fillojë së transmetuari më 3 prill, vetëm në #DisneyPlus”.

Harry dhe Meghan e kishin bërë publik lajmin e largimit të tyre nga familja mbretërore, përmes një postimi në rrjetin social Intagram. Reagimi i publikut mbarëbotëror sa i përket këtij vendimi, ishte i përzier.

Ndërkaq, çifti më i përfolur i vjetëve të fundit, aktualisht po jeton në Los Angeles, ku po kujdesen të kontribuojnë për komunitetin duke shërbyer si vullnetarë në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit.

Gjithashtu së fundmi u raportuar se Meghan Markle ka kontaktuar me agjentin e saj Nick Collins, të cilit i ka kërkuar t’ia gjejë një rol në ndonjë film me kastë aktorësh yje.

Një burim i afërt me çiftin, citohet të ketë thënë: “Nick Collins thotë se ajo dëshiron të jetë pjesë e një kaste aktorësh yje, në ndonjë film të madh me superheronj. Dhe ai tashmë ka filluar ta kërkojë një rol të këtillë. Sipas tij, aktorja është e hapur ndaj mundësive dhe roleve më të mira. Madje, Meghan po i planifikon disa takime të rëndësishme me krerët e Hollywoodit. Ajo tashmë e ka huazuar zërin për një projekt të studios ‘Disney’, dhe tashti po shpreh interesim të bëhet pjesë e ndonjë filmi me superheronj, çoftë duke e huazuar zërin për ndonjë personazh apo edhe duke luajtur në të. Markle e di që nuk mund të luaj si protagonist në ndonjë film, ngase publiku nuk mund ta anashkalojë faktin se ajo është bashkëshortja e princit të Anglisë. Por, ajo është e vendosur t’i kthehet aktrimit”.