Showbiz

Rita Ora performon nga karantina për emisionin “The Tonight Show”

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora është këngëtarja e radhës me prejardhje kosovare e cila u bë pjesë e emisionit “The Tonight Show: At Home Edition”.

Bukuroshja 29-vjeçare ishte ftuar nga prezantuesi i këtij shou, Jimmy Fallon, që ta performoj këngën e saj të fundit “How To Be Lonely”, transmeton Koha.

Ora e solli një interpretim virtual fantastik të këtij hiti, e shoqëruar vetëm nga një kitarist dhe dy këngëtaret vokaliste. Kështu, këngëtarja arriti të përçojë më shumë emocion të kësaj kënge e cila flet për humbjen e dashurisë.

Performanca e Rita Orës, tashmë është publikuar në kanalin zyrtarë të emisionit shumë të ndjekur në YouTube.

Para pak ditësh ishte Dua Lipa, ajo e cila e solli një version të saj të këngës “Break My Heart”, e cila u mirëprit nga fansat e saj anembanë botës dhe u klikua më shumë se 1.6 milion njerëz.

Së fundmi bukuroshja Rita Ora, përmes Instagramit e bëri të ditur se i është bashkuar listës së yjeve të cilët do të pefofmrojnë në koncertin virtual, “One World: Together At Home”, ku theksoi se koncerti do të jetë edhe si shenjë falënderimi për punonjësit shëndetësorë.

Kjo ngjarje organizohet nga Lady Gga në bashkëpunim me “Global Citizen”, dhe ka për qëllim ndalimin e përhapjes së COVID-19 dhe mbledhjen e të holla për të prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Në koncertin virtual “One World: Together At Home” i cili mbahet më 18 prill, deri më tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre yje të tillë si: Billie Eilish, David Beckham, John Legend, Idris Elba dhe të tjerë.