Showbiz

Jennifer Lopez u bë bashkë me ish të dashurin Diddy, në mënyrë virtuale

Foto: Reuters

Ylli i hitit “On The Floor”, Jennifer Lopez, e cila aktualisht është e fejuar me ish-lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez, morri pjesë në një transmetim të veçantë në Instagram, i cili kishte për qëllim të mbledh të holla për organizatën “Direct Relief”, dhe ku aktorja dhe këngëtarja morri pjesë në një maratonë të vallëzimit të organizuar nga Diddy.

Në videon e transmetuar live, reperi i famshëm iu drejtuar çiftit, Jlo dhe Arod, me fjalët: “Hej, ju dua shumë dhe mezi pres të takohemi sërish. Ju bekoftë Zoti, dhe thjeshtë ju dua shumë!”

Lopez e cila gjatë viteve ’90 kishte qenë në lidhje dy vjeçare me Diddyn, i ishte përgjigjur reperit: “Të duam! E vlerësojmë shumë punën që po e bënë, dhe duam ta shfrytëzojmë këtë rast për të shpërndarë dashuri për publikun mbarëbotëror, nga familja jonë tek familjet tuaja.”

Më pas, treshja e famshme e showbizit filloi të vallëzojë salsa, duke i argëtuar tej mase publikun që po i ndiqte në këtë transmetim live në Instagram, transmeton Koha.

{gallery}

Kjo iniciativë bamirëse e reperit Diddy, përfshinte edhe pjesëmarrjen e yjeve të tjerë në këtë projekt, si: Justin Bieber, Snoop Dogg, Shaq, DJ Khaled, Sëizz Beatz, Kelly Rowland dhe Maluma.

Ndërkohë, Diddy ka arritur që ti mbledhë mbi 3.4 milionë dollarë për organizatën jofitimprurëse, “Direct Relief”, e cila i mbështet punëtorët shëndetësorë gjatë kësaj periudhe të pandemisë së koronavirusit, e cila më së rëndi i ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.