Showbiz

Cardi B dhe Offset nuk kanë plane për një fëmijë të dytë

Foto: Reuters

Offset nuk po planifikon të ketë një tjetër fëmijë me reperen Cardi B, ngase dëshiron që bashkëshortja e tij të fokusohet në karrierën muzikore.

Çifti i cili u martua në shtator të vitit 2017, dhjetë muaj më vonë e mirëpriti në jetë vajzën e tyre, Kulture Kiari. Por, tani reperi i grupit “Migos” ka deklaruar se aktualisht nuk po planifikojnë ta zgjerojnë familjen, pasi që Cardi është shumë e zënë duke punuar rreth albumit të saj të dytë, transmeton Koha.

Kur u pyet për planet e zgjerimit të familjes, Offset tha: “Jo. Dua që Cardi të qëndrojë e fokusuar. Ajo është duke e realizuar albumin e dytë muzikor, dhe nuk mendoj se do të ishte e drejtë për fansat apo karrierën e saj që të mbetet shtatzënë në këtë kohë. Tani është momenti që ajo ta lansojë albumin e dytë, ta realizojë një turne të madh dhe ta shijojë këtë periudhë të jetës së saj në maksimum.”

Reperi 28-vjeçar dhe ylli i hitit “I Like It”, Cardi B, po e shijojnë jetën si prindër të 2-vjeçares Kulture, për të cilën Offset tregoi se tashmë i flet dy gjuhë, anglisht dhe spanjisht. Ai gjithashtu e përshkroi personalitetin e vajzës së tij të vogël, si shumë energjike, duke treguar se ajo tashmë ka filluar ta shfaqë pasionin për veturat.