Showbiz

Lana Del Rey me performancë të shkëlqyer në “Radio 1 Big Weekend”

Descriptive Text

Këngëtarja e njohur Lana Del Rey ka marrë pjesë në festivalin muzikor “Radio 1 Big Weekend”, të cilin e organizon çdo vjet Radio 1 e BBC-së.

Ajo ka bërë një performancë të shkëlqyer mbrëmë në këtë festival, duke kënduar hitet e saj si dhe këngët e albumit të saj të ardhshëm “Lust For Life”, transmeton Koha.net.

Këngëtarja ka performuar pesë këngët e saj. Ato janë: “Cherry”, “Lust for Life”, “Cruel World”, “Video Games” dhe “Off to the Races”.

Festivali muzikor “BBC Radio 1 Big Weekend” do të vazhdojë edhe sonte, në të cilin do të performojnë shumë këngëtarë e grupe të njohura.

Për më tepër shikoni performancën e shkëlqyer të Lana Del Reyit.