Showbiz

Emilia Clarke nuk preferon të krijojë lidhje romantike me aktorë

Foto: Reuters

Ylli i serisë “Game of Thrones”, Emilia Clarke, nuk e përjashton mundësinë për t’u lidhur me njerëz të tjerë që punojnë në industrinë e filmit, por mendon se lidhjet e suksesshme mes aktorëve janë të rralla.

“Aktualisht jam beqare… Por, krijimi i lidhjeve romantike përbrenda industrisë është diçka interesante. Dikur dilja në takime me aktorë, por nuk e bëjë më këtë gjë. Nuk do të thosha se kam hequr dorë nga kjo gjë përgjithmonë, por nuk mendoj se lidhjet romantike mes aktorëve qëndrojnë gjatë, dhe në këtë rast të duhet të kesh shumë besim te partneri yt dhe anasjelltas," ka deklaruar aktorja.

Clarke si e re i ishte nënshtruar disa operacioneve të trurit, por deri vonë nuk e kishte ndarë këtë informacion me publikun, ngase nuk ka dashur të jetë një tjetër e famshme me histori prekëse të jetës së saj, transmeton Koha.

Ndërkohë, aktorja 33-vjeçare ka zbuluar së fundmi se gjatë xhirimeve të serisë “Game of Thrones”, i kishte mbajtur të fshehtë aneurizmat e trurit, sepse nuk ka dashur që kolegët ta trajtojnë si një person të sëmurë.