Showbiz

Katy Perry zbulon për herë të parë barkun e formësuar

Pas njoftimit se është shtatzënë, këngëtarja e njohur Katy Perry ka publikuar disa fotografi në të cilën ka zbuluar për herë të parë barkun e saj të formësuar.

Perry është duke pritur fëmijën e parë me të fejuarin, aktorin anglez Orlando Bloom, shkruan People.

Këngëtarja me famë botërore, është parë në Melburn, Australi, ku ajo ishte duke u përgatitur për një performancë të drejtpërdrejtë, transmeton Koha.

{gallery}

Në një fustan shumë-ngjyrësh të ngjitur për trupi, 35-vjeçarja që pritet të bëhet nënë, buzëqeshi kur nxori në pah barkun e saj të formësuar.

Të dielën, nesër, këngëtarja e hitit “Firework” do të performojë para dhe pas ndeshjes finale në kriket në “ICC Women’s T20 World Cup 2020”.