Showbiz

Thomas Markle thotë se ndihet i turpëruar nga vajza e tij Meghan dhe Princi Harry

Descriptive Text

Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussexit, Meghan Markle, ka thënë në një intervistë të hënën më 27 janar, se është i gatshëm të përballet me vajzën e tij në gjykatë, dhe se ajo me bashkëshortin, Princin Harry, e kanë lënduar Mbretëreshën Elizabeta e Dytë duke u larguar nga obligimet zyrtare të familjes mbretërore, transmeton Koha.net.

“Mendoj se me veprimin e tyre, ata e kanë lënduar tej mase Mbretëreshën, por edhe gjithë familjen mbretërore. Thjeshtë, gjërat nuk funksionojnë kështu. Jam paska i turpëruar për ta, dhe më vjen shumë keq për Mbretëreshën Elizabeta,” citohet të ketë thënë Thomas Markle për emisionin “Good Morning Britain” të kanalit “ITV”.

Në fillim të muajit janar, Princi Harry dhe aktorja amerikane, Meghan Markle, janë pajtuar me Mbretëreshën e Anglisë që të heqin dorë nga detyrat zyrtare si anëtarë të familjes mbretërore, si dhe e befasuan publikun me lajmin se duan të vetëfinancohen dhe ta bëjnë një jetë më të qetë dhe të thjeshtë, larg vëmendjes së publikut dhe në mes të dy shteteve, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.

Aktualisht, ata bashkë me djalin Archie gjenden në Kanada, ku duket se do ta kalojnë pjesën më të madhe të vitit.