Showbiz

Kush qëndron prapa fuqisë së këngëtarëve të njohur botëror?

Sigurisht keni dëgjuar të gjithë për Beyoncen, Rihanna, Adele, Ed Shereran, Bruno Mars, Nicki Minaj e shumë të tjerë, megjithatë sa keni dëgjuar për gratë të cilat janë gjithmonë pas fitores së tyre?

Ato janë gra të cilat bëjnë punën më të madhe, por që pak herë shkruhet e dëgjohet për to, shkruan revista Elle, transmeton Koha.net.

Jennifer Breithaupt

Image

Ka mbikëqyrur vazhdimisht punën e Guns N’Roses, Luke Bryan dhe Selena Gomez. Ajo është drejtoreshë e një kompanie të muzikës dhe gjithashtu menaxhere.

Etiopi Habtemariam

Image

Ajo ka marrë përsipër t’i bëjë të njohur shumë këngëtar. Është drejtoreshë në “Urban Music”, gjithashtu ka bërë të njohur këngëtarin Justin Bieber nga e cila morri kontratën e parë.

Ester Dean

Image

Kompozitore, Producente.

Ka punuar me Beyonce në këngën “Countdown”, Katy Parry “Firework”, Rihanna “Rude Boy”, pra disa nga këngët më të njohura në botë.

Tani është shefe në “Fox Empire”.

Sharon Dastur

Image

Mbikëqyr ‘NYC pop station’ dhe menaxhon 850 stacione në mbarë vendin.

Ali Harnell

Image

Menaxhon muzikën në tërë rajonin juglindor në SHBA. Vetëm gjatë 2016 ajo ka shitur 550.000 bileta me vlerë 28 milion dollarë për një koncert të këngëtarit Keith Urban.

Julie Swidler

Image

Shefe ekzekutive në “Sony Music Entertainment”.

Ajo merret me shumë artistë të rinj për t’i bërë të famshëm. Punon që nga mosha 17 vjeçare edhe pse shumë pak flitet për të.

Julie Greenwald

 

Image

Shquhet për ndihmën që i ka dhënë këngëtarit Bruno Mars dhe Ed Sheeran.

Bozoma Saint John

Image

Shefe e iTunes dhe Apple Music. Ka drejtuar fushata të shumta me Mary J.Blige, Kerry Washington dhe Taraji P. Henson.

Hillary Lindsey

Image

Kompozitore.

Ka shkruar thuajse gjitha këngët e Taylor Swift, Bon Jovi dhe Lady Gaga.