Showbiz

Ish-presidenti Obama, ia uron ditëlindjen gruas së tij me një mesazh romantik

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, sot feston ditëlindjen e 56-të. Dhe bashkëshorti i saj, është siguruar që të gjithë ta mësojnë këtë gjë.

Gjatë ditës, ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e vazhdoi shprehinë e postimeve romantike kushtuar gruas së tij, duke e postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku çifti shfaqet i lumtur dhe duke u përqafuar.

Poshtë fotos, Obama kishte shkruar: “Në secilën skenë, ti je ylli im, @MichelleObama! Urime ditëlindja e dashur”, transmeton Koha.net.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

In every scene, you are my star, @MichelleObama! Happy birthday, baby!

A post shared by Barack Obama (@barackobama) on

Kolazhi me fotografitë bardh e zi, e shfaq dyshen më të dashuruar se kurrë, duke pozuar, puthur dhe bërë shaka me njëri tjetrin.

Kjo ka qenë një javë e mirë për Michelle Obama-n. Ajo se bashku me burrin e saj, ka arritur ta pranoj një nominim për çmim Oscar, për filmin “American Factory”. Njëherësh, ky është filmi i parë i realizuar nga produksioni i çiftit, “Higher Ground Productions”.