Showbiz

Zbulohet sa kanë fituar Smith dhe Lawrence me “Bad Boys 3”

Filmi më i ri i franshizës “Bad Boys” pritet të debutojë më 17 janar nëpër kinematë botërore.

Aktorët Will Smith dhe Martin Lawrence përsëri janë bashkuar me rolet kryesore në episodin e tretë të kësaj franshize.

Tani, uebfaqja “cheetsheet.com” ka zbuluar se sa kanë fituar aktorët Smith dhe Lawrence nga filmi “Bad Boys for Life”.

Sipas kësaj uebfaqeje, Lawrence ka fituar 6 milionë dollarë ndërsa Smith është paguar 17 milionë dollarë, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Smith thuhet se do të fitojë edhe 20 milionë dollarë nga filmi “King Richard” i cili do të lansohet në nëntor të këtij viti. Ai, në këtë film do të luajë në rolin e babait të tenisteve të njohura, motrat Venus dhe Serena Williams.