Showbiz

Femra misterioze nga takimet e Matthew Perry është prezantuese

Aktori Matthew Perry (50), më i njohur për rolin e tij si Chandler në kult serinë 'Friends', rrallë shfaqet në publik, por kur shfaqet, ai i befason të gjithë.

Kohët e fundit ai ishte në darkë në një restorant italian në Hollywood me një zeshkane misterioze. Mediat britanike e konfirmuan se me muaj të tërë po takohet fshehurazi me prezantuesen Molly Hurwitz, ndërsa edhe Krishtlindjet i kaluan së bashku.

“Ata takohen me muaj të tërë, rrinë në të njëjtat vende. Ajo vjen nga New Yorku, ndërsa atje e kaluan kohën së bashku. Ajo e ka një sens humori shumë të çuditshëm që i përshtatet atij. Menjëherë janë përshtatur, ndërsa Mollyt nuk i intereson fama. Ata e kanë mbajtur lidhjen të fshehtë, por gjërat po bëhen më serioze”, - tha një burim i afërt me aktorin. Krishtlindjet i kaluan në apartamentin e tij së bashku me miqtë dhe shkëmbyen dhurata.

Image

Kur e panë për herë të fundit me Mollyn në darkë në restorantin italian, pamja e tij i brengosi fansat, shkruan KOHA Ditore. Matthew ishte i parruar, i pakrehur, me një bluzë të bardhë të gjerë dhe një cigare në dorë. Fansat shkruan në mediat sociale se kishin frikë se ai përsëri i është kthyer varësive të vjetra - alkoolit dhe drogës.

Aktori asnjëherë nuk e kishte fshehur që luftonte me depresionin dhe varësinë. Përveç kësaj, ai ishte i sëmurë nga pankreatiti akut, sëmundje kjo e cila i prek alkoolistët dhe narkomanët. Ai ishte në tre lidhje, me Yasmine Bleeth në vitin 1995, me Julia Roberts nga viti 1995 deri në 1996, dhe pastaj me Lizzy Caplan nga viti 2006 deri në vitin 2012. Pas ndarjes së fundit Chandleri i famshëm mbeti vetëm dhe nuk shfaqej më në publik.