Showbiz

Henry Cavill kishte fjetur në parzmoren e “The Witcher” për t’u futur në karakter

Henry Cavill kishte fjetur në kostumin e tij për serinë e zhanrit fantazi “The Witcher” me qëllim që personazhi i tij të duket më autentik.

Aktori luan në adaptimin e Netflixit të romaneve bestseller të Andrzej Sapkowski dhe zbulon se e kishte të vështirë të ndahej nga rrobat që i vesh si personazhi titullar.

"I mora të gjitha në shtëpi, po", tha ai për NME. "Nuk është aq e lehtë t’i veshësh. Dhe duheshin dy orë për flokë dhe grim çdo ditë, kështu që rrija në shtëpi dhe dukesha cool".

Dhe showrunnerja Lauren Schmidt Hissrich shton se Cavill ishte i përkushtuar që parzmorja e tij të dukej e bartur dhe e vjetruar.

"Kjo është për shkak se nuk është vetëm një rol për të", tha ajo. "Ai dëshironte, për shembull, që parzmorja të dukej sikur ishte veshur për vite me radhë. Kështu që ai përgatiti kafjall në të dhe fjeti në të. Ne i thamë, ‘Nuk ke nevojë ta bësh këtë’, por ai e investoi këtë në mishërimin e karakterit të tij".

Image

Ajo vazhdoi: “Ishte e rëndësishme për të. Është një nga arsyet se pse Henry është një anëtar kaq i rëndësishëm i ekipit tonë".

Sa i përket serialit, i cili po konsiderohet si “Game of Thrones” i ardhshëm, Cavill insiston se seriali është plotësisht unik, shkruan KOHA Ditore.

“The Witcher” arrin në Netflix më 20 dhjetor.