Showbiz

“The Irishman”, në javën e parë të publikimit u shikua mbi 26 milionë herë

Netflix ka publikuar shifrat se sa herë është parë filmi “The Irishman”.

Sipas Netflix, më shumë se 26,4 milionë persona e kanë parë deri tani filmin “The Irishman” në javën e parë të publikimit të tij.

Kjo shifër prej 26,404,081 përfshinë ata që kanë parë të paktën 70% të filmit që zgjat rreth 3 orë e gjysmë, me regji të Martin Scorsese.

Sipas shefit të Netflix, Ted Sarandos, ky film do të shikohet nga rreth 40 milionë persona në përfundim të muajit të parë.

Sipas kompanisë, rreth një në pesë persona e shikojnë të gjithë filmin, nga fillimi deri në fund.