Showbiz

Martin Scorsese u bën thirrje adhuruesve ta shikojnë “The Irishman” me një frymë

Descriptive Text

Regjisori Martin Scorsese po e refuzon idenë se filmi i tij “The Irishman” do të ishte përshtatur më mirë si një seri e kufizuar për shkak të kohëzgjatjes së tij.

Drama e re mafioze, me aktorët Robert de Niro dhe Al Pacino, filloi të shfaqet në shërbimin streaming në “Netflix” të mërkurën e kaluar pas një shfaqjeje të kufizuar në kinema, por me tre orë e gjysmë, disa shikues në mediat sociale sugjeruan se filmi duhet të trajtohet si një seri dhe të ndahet në disa episode.

Megjithatë, Scorsese, i cili më parë ishte producent ekzekutiv i dramës televizive “Vinyl”, po u bën thirrje adhuruesve që të mos e bëjnë një gjë të tillë, sepse kjo do ta ndryshonte mënyrën se si paraqitet tregimi në ekran, shkruan KOHA Ditore.

Image

"Mund të thoni, ‘Kjo është një histori e gjatë, mund të shikohet në dy sezone’ – e pashë dikë ta përmendte atë (në internet)", tha Scorsese për Entertainment Weekly. "Absolutisht jo. Asnjëherë nuk kam e menduar ashtu. Sepse qëllimi i këtij filmi është grumbullimi i detajeve".

"Seria është e shkëlqyeshme, është e mrekullueshme, mund të zhvilloni karakter dhe linja komplotesh dhe botët rikrijohen. Por kjo nuk do të ishte qasje e duhur për këtë," shpjegoi ai.

“The Irishman” është bazuar në librin e Charles Brandt të vitit 2004, “I Heard You Paint Houses”, për zyrtarin e vërtetë të sidnikatave të shndërruar në mafioz, Frank ‘The Irishman' Sheeran.