Showbiz

Chris Brown dhe Lizzo, fitues të mëdhenj në Soul Train Awards 2019

Chris Brown dhe Lizzo ishin ndër fituesit më të mëdhenj në 2019 Soul Train Awards në Las Vegas, ditë më parë.

Asnjëri nuk ishin të pranishëm në ceremoninë në Orleans Arena në Las Vegas për shkak të angazhimeve të tjera, por Chris postoi në Instagram për të festuar, pasi e fitoi Song of the Year, Best Collaboration Performance dhe Best Dance Performance për këngën e tij me Drake, No Guidance.

Duke e postuar një foto ku tregonte për fitoren e tij të trefishtë, Chris shkroi: “FALEMINDERIT ZOT!!! FALEMINDERIT QË MË MBËSHTET. TË DUA. Kjo do të thotë shumë për mua. #TEAMBREEZYTAKEOVER."

Lizzo e pati një fitore të dyfishtë - për Video of the Year për Juice dhe Album/Mixtape of the Year për Cuz I Love You, shkruan KOHA Ditore.

Fituesit e tjerë në Soul Train Awards përfshijnë Khalid dhe H.E.R, të cilët i fituan çmimet për Best R&B/Soul Male Artist dhe Female Artist, dhe Beyonce e cila u nderua me çmimin prestigjioz Ashford and Simpson Songwriter's për këngën e saj Brown Skin Girl.