Showbiz

Unaza e martesës së Nicki Minajit, mbi një milion dollarë

Reperja me famë botërore Nicki Minaj pak kohë më parë zbuloi se ishte martuar me Kenneth Pettyn.

Petty përmes një postimi në Instagram ka treguar se sa ka kushtuar unaza e saj e martesës.

Ai e bleu unazën në argjendarinë “Rafaello & Company” në New York. Raportohet se unaza me diamant kushtoi 1.1 milion dollarë.

36-vjeçarja u martua me Pettyn më 19 tetor pas gati një viti lidhje.