Showbiz

Smith dhe Mirren lansojnë iniciativën globale për të pastrehët

Will Smith dhe Dama Helen Mirren do t’i udhëheqin 50.000 njerëz që t’i ngritin tendat e tyre në 50 qytete për një ngjarje mbarëbotërore në dhjetor (19) me qëllim të grumbullimit të fondeve për ta luftuar pastrehësinë.

Iniciativa World’s Big Sleep Out, e organizuar nga Josh Littlejohn dhe drejtuesit e tij në organizatën bamirëse skoceze Social Bite, do të zhvillohet në Londër dhe New York, si dhe Dublin, Irlandë, New Delhi, Indi, Santiago, Kili dhe Hong Kong.

Image

Drejtuesit shpresojnë që projekti do t’i grumbullojë 50 milionë dollarë për të ndihmuar në strehimin e atyre që jetojnë në rrugë, dhe ata e lansuan zyrtarisht iniciativën të martën me një video njëminutëshe të postuar në kanalet e mediave sociale të programit, shkruan KOHA Ditore.

Filmi i shkurtër hapet me Will Smith duke thënë: “Mendoni për një minutë se çfarë do të thotë shtëpia për ju. Për mua shtëpia do të thotë bisedë. Është vendi ku familja ime mblidhet dhe kjo është pjesa më e bukur e shtëpisë. Por janë mbi 100 milionë njerëz në botë që nuk kanë vend të cilin mund ta quajnë shtëpi."

Dame Helen pastaj shton: "Më 7 dhjetor 2019 po shpresojmë që 50.000 persona do të flenë në shfaqjen më të madhe botërore të solidaritetit dhe mbështetjes për njerëzit e pastrehë dhe të zhvendosur. Ngjarjet kryesore të fjetjes do të ndodhin në Trafalgar Square, në Times Square dhe në 50 qytete në të gjithë botën".

Videoja përfundon me Littlejohn duke u kërkuar shikuesve që të "vijnë e të bashkohen me ne... në një ngjarje zyrtare" ose ta organizojnë "vetë fjetjen e tyre".

Në natën në fjalë, Smith do t'i bashkohet turmave që po kampojnë në Times Square të New Yorkut, ku ai do ta lexojë një tregim gjumi, ndërsa dama Helen do t’i ndihmojë kampistët e përgjumur të flenë me një përrallë në Trafalgar Square të Londrës.