Showbiz

Mbërrin seria televizive “Grease: Rydell High”

Së shpejti do të mbërrijë versioni i ri i Grease nga kompania e produksionit HBO Max. Shërbimi i ardhshëm streaming i WarnerMedia e ka dhënë dritën e gjelbërt për Grease: Rydell High, serinë muzikore të frymëzuar nga filmi origjinal i vitit 1978.

E vendosur në dhe rreth botës së shkollës së mesme Rydell, seriali e sjell versionin e ri të hitit botëror filmik me personazhe të njohura, por edhe me disa personazhe të reja.

Përshkrimi i HBO Max zbulon: "Ende janë vitet e 1950-ta, bota në të cilën ende interpretohen hite të mëdha muzikore të asaj periudhe, të kombinuara me këngë të reja origjinale. Mbërrin presioni i shkollës së mesme, tmerret e pubertetit dhe ngasja e çmendur e automobilave e cila sjell jetë në Amerikën e mesme, së bashku me një ndjeshmëri moderne të cilën do t'ju sjellë të gjithë adhuruesve të muzikës së sotme".

Filmi në të cilin rolet kryesore i kishin John Travolta dhe Olivia Newton-John ishte një nga filmat më fitimprurës muzikorë të të gjitha kohërave para rebootëve të Disney “Beauty and the Beast”, “Aladdin” dhe “The Lion King”, shkruan KOHA Ditore. Vetëm në SHBA, kolona zanore në fjalë është shitur me mbi 8 milionë kopje.

"Grease është një fenomen kult i pop kulturës i cili funksionon për të gjithë brezat dhe jam e mahnitur që miqtë tanë nga Paramount ishin po aq të entuziazmuar nga ideja e krijimit të serisë dhe zgjerimit të tregimit," tha shefja e përmbajtjes origjinale të HBO Max, Sarah Aubrey. "Kjo është një shkollë e mesme dhe jeta në një qytet të vogël amerikan e treguar përmes muzikorit të madh të rock'n'rollit. Ky është Grease 2.0, por me të njëjtën frymë, energji dhe emocionin i cili krijohet menjëherë kur i dëgjoni disa nga këngët ikonike të filmit."

Image

Tani për tai nuk dihet ende se kush do ta shkruajë, bëjë regjinë dhe produksionin e serialit, ose kë mund ta presim në rolet kryesore, por i gjithë projekti është në fazë të hershme të zhvillimit, kështu që detajet e tjera priten së shpejti.

Njëkohësisht, në përgatitje është edhe filmi pararendës me titullin “Summer Lovin'”, por edhe për të ende nuk dihen detajet.