Showbiz

Dua Lipa kthehet në bionde

Dua Lipa me sa duket ka vendosur të kombinohet me të dashurin, Anwar Hadid edhe sa i përket ngjyrës së flokëve. Modeli i famshëm është biond, prandaj dhe Dua ka vendosur të bëhet bionde.

Ishim mësuar ta shihnim gjithmonë brune dhe ky ndryshim është vërtet i madh. Përmes një postimi në ‘Instagram’ ajo ka treguar pamjen e saj të re. “Një erë e re. Faleminderit për durimin tuaj. Shihemi së shpejti. Dua Lipa 2”, shkruan këngëtarja bashkangjitur fotos.

Kujtojmë se Dua ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm vitet e fundit dhe me këtë shkrim paralajmëron një etapë të re profesionale dhe personale/DW.

{gallery}