Showbiz

Bebe Rexha këndon kolonën zanore të filmit të Angelina Joliet

Descriptive Text

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është përzgjedhur për të kënduar kolonën zanore të filmit të dytë “Maleficient”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja që ka treguar se kënga “You Cant Stop The Girl” do të publikohet të premten.

“Maleficient: Mistress of Evil”, me aktoren Angelina Jolie që ka rolin kryesor por që është edhe producente e filmit, do të debutojë në muajin tetor.