Showbiz

Keanu Reeves në “Matrix 4”

Njoftimi se Keanu Reeves dhe aktorët e tjerë po ribashkohen për ta bërë Matrix 4, vazhdimin e filmit të vitit 2003, The Matrix Revolutions, i zuri fansat në befasi.

Menjëherë pasi që Variety raportoi se Reeves dhe Carrie-Anne Moss, si dhe skenaristja dhe regjisorja Lana Wachowski, janë në bord, ata u “çmendën” në mediat sociale, shkruan “Koha Ditore”. Fillimisht, fansat u befasuan, por, pasi e “procesuan” lajmin, ata ishin totalisht në “ekstazë”.

Ishte lajm shumë i madh, veçanërisht sepse planet për filmin u zbuluan në të njëjtën ditë me lajmin që Spider-Man po largohet nga Marvel Cinematic Universe, pas një mosmarrëveshjeje mes Marvel Studios të Disney dhe Sony Pictures.


Lexoni edhe: 

“Matrix 4” po vjen, thotë regjisori i “John Wick 3”


Ata vunë në dukje se Reeves është një aktor jashtëzakonisht i zënë këto ditë, me vazhdime të hiteve të tij të tjera, përfshirë John Wick dhe Bill and Ted’s Excellent Adventure të cilët janë në proces.

Është edhe paraqitja cameo e Reeves në komedinë romantike të Ali Wong, Always Be My Maybe, dhe huazimi i zërit të tij në Toy Story 4. Orari i tij i ardhshëm e përfshin edhe filmin aksion Rally Car dhe miniserinë televizive Rain, sipas IMDb.