Showbiz

Lena Dunham i zbulon fjalët zemërthyera të ish-të dashurit

Lena Dunham ka sqaruar se sa miqësore ishte ndarja e saj me muzikantin Jack Antonoff.

Aktorja e “Once Upon a Time in Hollywood” dhe këngëtari i Bleachers ishin në lidhje nga viti 2012 deri në fund të vitit 2017, dhe ata madje e bënë shtëpinë e tyre së bashku, shkruan “Koha Ditore”. Në një artikull të ri për revistën për dekorime të shtëpisë Domino, në të cilin bëhej fjalë për gjetjen e shtëpisë së saj në botë, Dunham shkroi për herën e fundit që ajo e pa apartamentin që ata po e ndanin.

Ishte “kur u pajtuam, me dashuri, se dikush duhej të shkonte”.

Ajo kujtoi që Antonoff tha: “Më në fund mund të hash në shtrat pa u nevrikosur dikush në ty”, dhe se ai e tha këtë “me lot.”

Dunham vuri në dukje se ajo dhe Antonoff e kishin zgjedhur shtëpinë si një vend për ta “ndërtuar një të ardhme, për të menduar për fëmijë.” Ajo tha se e kishte dekoruar vetë, sepse partneri i saj ishte në turne.

“Dhe ai e urrente dekorimin,” shkroi Dunham. “Ai nuk donte ta urrente. Ai u përpoq të mos e urrente atë.”

Ndërsa Dunham e preferonte një hapësirë ​​më eklektike, ajo tha që Antonoffit më shumë i pëlqente një divan i shtëpisë së mobilieve restaurimit Hardware.

Kur çifti më në fund u nda, ajo tha që menjëherë bëri diçka për të cilën u pendua. Ajo e bëri një blerje të madhe, një apartament prej 2.9 milionë dollarësh në New York, dhe menjëherë e plasoi atë në treg për më pak para disa muajsh më vonë.

“E kam bërë një gabim masiv të patundshmërisë, një lloj gabimi nga i cili bëhen makthet”, ka shkruar Dunham. “Kam blerë diçka në gjendje paniku, duke u ndier se po të mos “lëshoja” rrënjë së shpejti do të fluturoja diku. Asnjëherë nuk u vendosa në të, ndërsa revistat shkruan për të kur e shita me humbje. Nga pikëpamja e patundshmërive u turpërova”.