Showbiz

Markle dhe Harry festuan ditëlindjen në “shesh lojërash” për miliarderët

Descriptive Text

Meghan Markle i mbushi 38 vjeç në fillim të këtij muaji (më 4 gusht, më saktë), dhe me këtë rast ia urojmë ditëlindjen asaj! Dhe për ditëlindjen e saj të parë si nënë, Meghan, princi Harry dhe foshnja Archie të gjithë shkuan në një pushim diskret në Ibiza.

Po tallemi - Meghan dhe familja e saj shkuan në një pushim super luksoz të denjë për familjen mbretërore!

Meghan dhe Harry tashmë nxitën lajme kontroverse në fillim të kësaj jave për udhëtimin me avion privat për në Ibiza (Harry ishte kohët e fundit në një konferencë për ndryshimin e klimës, kështu që kjo nuk dukej aq mirë), dhe tani po del se ata qëndruan në një kompleks ekskluziv që është quajtur “shesh lojërash për miliarderët”.

Sipas The Sun, Meg dhe Harry qëndruan në Vista Alegre, një kompleks i mbyllur që përmban dhjetëra “supershtëpi me pamje nga deti”, transmeton “Koha Ditore”. Kostoja e marrjes me qira të një shtëpie është rreth 25,000 £ (rreth 30,300 dollarë) në javë dhe shkon deri në 120,000 £ (rreth 145.800 dollarë) në javë, që do të thotë se nuk është lirë të qëndrosh atje!

Vendasit raportuan se kishte siguri të rritur për gjashtë ditët që familja mbretërore qëndroi për pushime, ndërsa njëri prej tyre komentoi, “Zona është ndërtuar me një specifikim të lartë dhe është shesh lojërash për miliarderë kështu që stafi i sigurimit e di se çfarë po bën”.

Mjerisht, siç e dimë të gjithë, Meghan nuk ka më Instagram personal dhe me siguri nuk do t’i postojë fotografitë argëtuese të pushimeve. Megjithatë, të gjithë shpresojmë që llogaria @sussexroyal do t’i postojë disa foto të Ibiza për një ditëlindje të ardhshme ose diçka — ditëlindja e Harryt është më 15 shtator!