Showbiz

Bebe Rexha për revistën amerikane tregon se çfarë e ka bërë ta dojë vetveten

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Bebe Rexha në një intervistë për Flaunt Magazine ka zbuluar se çfarë e ka bërë që të dojë vetveten.

Ajo thotë se, “thyerja e zemrës ishte e mrekullueshme pasi kjo e ka mësuar që ta dojë vetveten”, transmeton Koha.net.

Image

Ylli i “No Broken Hearts” ka thënë se njerëzit duhet ta bëjnë veten e tyre të lumtur, në mënyrë që të mos pendohen për ndonjë gjë.

“Duhet ta bësh veten të lumtur sepse nuk do të donit të vdisnit duke u penduar për ndonjë gjë, dhe të thuash se jetove për të tjerët. Kjo është një gjë që nuk e bëj, nuk jetoj për të tjerët”, ka thënë ajo për Flaunt Magazine.

Image

Më tutje ajo ka shtuar se gjëja më e rëndësishme në jetën e saj është se mësoi ta dojë veten.

“Gjithmonë i doja të tjerët, apo mundohesha të gjeja dashurinë. Mendoj se thyerja e zemrës ishte një gjë e mrekullueshme sepse isha në gjendje të mësoj se si ta doja vetveten, që është gjëja më e rëndësishme”, është shprehur Bebe Rexha.

Image