Showbiz

Leonora Jakupi sivjet vjen me album

Descriptive Text

Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi ka njoftuar se sivjet do të lansojë albumin e saj të ri.

Ajo ka thënë se ka kryer punët sa i përket materialeve, vetëm ka mbetur përzgjedhja e tyre dhe futja në album.

“Materialet i kam përfunduar dhe pritet të bëhet mbledhja e gjithë tyre dhe të përzgjidhen e të futen në album. Këtë vit po”, ka thënë ajo në Express të KTV-së.

Jakupi ka folur edhe për këngën e saj të fundit “Pa Asnjë Dyshim” për të cilën është shprehur e lumtur se si është pritur nga fansat e saj.

“Jo gjithmonë rastisi në balada të mira. Kjo ishte ndër ato që më ka pëlqyer qysh në momentin e parë që e kam dëgjuar. Këtë e kam pasur që 2 vjet, por vendosa tash ta publikoj”, ka deklaruar krijuesja e hitit “Diamant”.