Showbiz

Pas misionit të negociatorit të Trumpit, reperi ASAP Rocky vizitohet në burg nga nëna

ASAP Rocky është vizituar nga nëna e tij në burg, për herë të parë që nga arrestimi, më 30 qershor të këtij viti.

Renee Black e ka vizituar reperin në qendrën e paraburgimit në Stockholm, ku po mbahet ai.

Vizita e nënës së reperit ka ndodhur pasi që presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka dërguar një negociator special, për të ndihmuar në këtë rast.

Dy pjesëtarë tjerë të ekipit të tij, që po përballen me akuza për sulm, po ashtu janë vizituar nga familjarë. Bladimir Corniel dhe David Rispers ndodhen po ashtu në burg, që nga incidenti i qershorit, transmeton koha.net.

Ata akuzohen për sulm mbi një refugjat 19-vjeçar afgan në kryeqytetin suedez, muajin e kaluar dhe përballen me deri në dy vjet burg.

Vizitat u aranzhuan nga një zyrtar i lartë amerikan, Robert O’Brien, që kryesisht merret me çështjet e pengjeve, raporton BBC.

Dr. Dennis Martinsson, ligjërues në Univeristetin e Stockholmit ka thënë se nuk e mban në mend një rast ku diplomatët e huaj janë inkuadruar për t’u siguruar që një të burgosuri t’i lejohet ta takojë familjen e tij. "Rasti përmban përmasa të tjera – politike, kulturore – dhe mendoj se disi është ekzagjeruar”, ka thënë ai.