Showbiz

Anulohet shfaqja e Lipës me Bocellin shkaku i motit të keq

Descriptive Text

Këngëtarja e njohur shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, sonte ka pasur të planifikuar një performancë në një koncert në Firence, Itali.

Ajo pritej të performonte së bashku me tenorin e njohur italian Andrea Bocelli në “Teatro del Silenzio” këngën e tyre “If Only”, të lansuar vitin e kaluar.

{gallery}

Por, për fat të keq, ky koncert është anuluar për shkak të motit të keq, transmeton Koha.net. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja 23-vjeçare përmes një postimi në Instagram e cila është shfaqur e veshur në një fustan përrallor.

“Shfaqja e sotme me Andrea Bocelli është anuluar për shkak të motit të keq. Sa keq që nuk e kishim mundësinë që të realizojmë këngën tonë, por nëna natyrë e bëri të veten. Jam këtu në këtë fustan përrallor dhe kam vendosur që të fle tani pasi dëgjova këtë lajm”, ka shkruar ajo.

Disa orë para koncertit, moti në komunën Lajatico, Pisa, ku pritej të zhvillohej koncerti i Lipës me Bocellin, u prish dhe u përcoll me shtrëngata.

Ndërkaq koncerti, sipas mediave italiane, është shtyrë për të hënën.