Showbiz

“IT Chapter Two” - klubi i dështakëve përsëri kundër Pennywise

Warner Bros dhe New Line e kanë publikuar trailerin për filmin “IT Chapter Two”. Filmi e vazhdon përshtatjen e librit të Stephen King, këtë herë Klubi i dështakëve vazhdon 27 vjet më vonë, kur të gjithë janë të rritur dhe të detyruar të kthehen në Derry ku përsëri i pret Pennywise.

Çdo 27 vjet, e liga kthehet në Derry, ndërsa traileri na tregon ngjarje të ndryshme mbinatyrore dhe të tmerrshme, të cilat do t’i presin banorët e qytetit të vogël dhe heronjtë tanë, shkruan KOHA Ditore.

"Diçka ndodh kur largohesh nga ky qytet, sa më larg që je kujtimet janë më të turbullta", thotë Mike i rritur në trailer dhe përfundon: "Por unë, nuk jam larguar. Unë i mbaj mend të gjitha".

Image

Regjisori Andy Muschietti kthehet në karrigen e regjisorit, ndërsa rreth vetes e ka mbledhur ekipin e aktorëve të shkëlqyer: James McAvoy si Bill Denbrough, Jessica Chastain si Beverly Marsh, Bill Hader si Richie Tozier, Jay Ryan si Ben Hanscom, James Ransone si Eddie Kaspbrak, Andy Bean si Stanley Uris, Isaia Mustafa është Mike Hanlon, ndërsa Bill Skarsgard është përsëri Pennywise.

Se a do t’ia dalë Klubi i dështakëve që ta ndalojë Pennywise dhe planet e tij të liga këtë do ta kuptojmë më 6 shtator, kur filmi do të mbërrijë në kinema.