Showbiz

Rikthehet Ed Sheeran me një album të ri

Ed Sheeran po përgatitet të dominojë sërish verën me një album të ri, të sapoprezantuar.

“No.6 collaborations project”, mban 15 këngë të realizuara me pjesëmarrjen e 22 yjeve që nga Justin Bieber e deri tek Bruno Mars, nga Camilla Cabello tek Eminem, Travis Scott dhe Khalid.

Në të vetmen intervistë të dhënë me këtë rast, ai ka thënë: “Ky nuk është albumi im i ri. Sidoqoftë pavarësisht se si ai do ta përcaktojë, ‘No.6 collaborations project’ është gati të pushtojë majat e klasifikimeve verore”.

Një disk në të cilin ka shumë rep dhe R&B, por edhe nota latine e ku Sheeran i përshtatet stilit të bashkëpunëtorëve të tij.

Pjesë e tij janë këngë si Feels, me Young Thug dhe J Hus ose Blow, me Bruno Mars dhe Kris Stapleton./Atsh/