Showbiz

Vdes në gjumë në moshën 20-vjeçare aktori Cameron Boyce

Cameron Boyce, ylli i Disney Channelit, ka vdekur në gjumë në moshën 20-vjeçare, ka thënë familja e tij.

Aktori i ri ka luajtur në filmin horror “Mirrors”, “Eagle Eye”, si dhe në komedinë e Adam Sandlerit, “Grown Ups”, para se të bëhej i preferuar nga Disney në muziklin “Descendants” dhe në serialin “Jessie”, shkruan Sky News, transmeton Koha.net.

“Me një zemër thellësisht të rëndë njoftojmë se këtë mëngjes kemi humbur Cameronin. Ai ka ndërruar jetë në gjumë për shkak të një krize e cila ishte rezultat e një gjendjeje të vazhdueshme mjekësore për të cilën ai ishte duke u trajtuar”, ka treguar familja e tij për ABC News.

“Bota, tani padyshim është pa një nga dritat e saj më të shndritshme, por shpirti i tij do të jetojë përmes mirësisë dhe dhembshurisë për të gjithë ata që e njihnin dhe e donin”, shtuan ata.

“Jemi tërësisht zemërthyer dhe kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe tepër të vështirë pasi ne jemi të pikëlluar me humbjen e birit të vëllait tonë të çmuar”, përfunduan ata.

Boyce, nga Los Anxhelos, ishte vetëm 9-vjeçar kur ka debutuar si aktor në “Mirror” në vitin 2008 dhe në “Grown Ups”, dy vite më vonë, konsiderohej si roli i tij më i mirë.