Showbiz

Lady Gaga dhe Bradley përsëri së bashku?

Lady Gaga, sipas thashethemeve të fundit, mund t’i bashkohet vazhdimit të tretë të filmit të Marvel “Guardians of the Galaxy”. Flitet se këngëtares 33-vjeçare i është dhënë roli i Lylla, në të cilën është i dashuruar personazhi të cilin e luan Bradley Cooper.

Image

Një burim i paemëruar por i afërt me çiftin zbuloi për Hoolywood Life se ekziston një mundësi e madhe që ata do të mund t’i shohim së bashku në ekranet e vogla. "Janë vetëm disa nga emrat e formacionit të publikuar të aktorëve, por flitet se Bradley përsëri do ta luajë rolin e Rocket Racoon, ndërsa Gaga do ta luajë të përzgjedhurën e tij. Personazhet e tyre janë të animuar, por megjithatë është emocionuese. Publiku do t'i donte ata së bashku. Ata janë një pako e artë së bashku, është shumë e mundshme që ky bashkëpunim do të ndodhë", shkruan KOHA Ditore.

Filmi i ri për “Guardians of the Galaxy” do të shfaqet në vitin 2021. Adhuruesit e presin me padurim bashkëpunimin e ri të Gagas dhe Bradleyt qëkur është publikuar filmi 'A Star Is Born", në të cilin “kimia” mes tyre është më se e qartë. Thashethemet për bashkëpunimin e ri të dyshes së aktorëve janë shfaqur më pak se një muaj pasi që aktori 44-vjeçar e ndërpreu lidhjen shumëvjeçare me modelisten 33-vjeçare ruse Irina Shayk, për fundin e së cilës, sipas pretendimeve të mediave të huaja, fajtore është pikërisht këngëtarja me të cilën aktori dyshohet se kishte aferë.