Showbiz

Zoe Kravitz është martuar me Karl Glusman në Paris

Descriptive Text

Zoe Kravitz është martuar në shtëpinë e babait të saj në Paris të Francës. Bukuroshja e X-Men: First Class u martua me aktorin Karl Glusman në pallatin e shekullit të 18-të të Lenny Kravitz, të shtunën (29 qershor), ku mysafirët përfshinin nënën e nuses, Lisa Bonet dhe bashkëshortin e saj, Aquamanin, Jason Momoa, raporton People.com.

Gjithashtu të pranishme ishin koleget e Zoe në serinë “Big Little Lies”, Reese Witherspoon, Laura Dern dhe Shailene Woodley, si dhe Denzel dhe Pauletta Washington, Cara Delevingne, Chris Pine dhe Annabelle Wallis, Marisa Tomei dhe regjisorja Sam Taylor-Johnson si dhe bashkëshorti i saj, aktori Aaron Taylor-Johnson.

Image

Shumë nga të ftuarit në ceremoni gjithashtu iu bashkuan nuses dhe dhëndrit në darkën e tyre të provave në restorantin Laperouse të premten mbrëma.

Ngjarja franceze ishte një festë formale për çiftin, i cili u martua ligjërisht në maj (2019), përpara dasmës verore, shkruan KOHA Ditore.

Zoe dhe Karl e filluan lidhjen në vitin 2016, dhe u fejuan vitin e kaluar (2018), ndonëse aktorja e zbuloi lajmin vetëm në një intervistë të Rolling Stone në nëntor, nëntë muaj pas propozimit.