Showbiz

Drake barazohet me “Beatles” me 34 top 10-she në top listat amerikane

Descriptive Text

Drake është barazuar me Beatles si performuesi i dytë më i mirë me top 10-she në Billboard Hot 100.

Paraqitja e reperit në “No Guidanc”e të Chris Brown ia jep atij top 10-ën e 34-të.

Vetëm Madona ka më shumë, gjithsej 38.

No Guidance është top 10-shja e 12-të e Drake si featured artist, ndërsa Madonna dhe “Beatles” kryesuan në të gjitha hitet e tyre, shkruan KOHA Ditore.

Kënga e re e Brown debutoi në pozitën e nëntë në top listën e re, e cila u udhëhoq nga Lil Nas X për javën e 11-të.