Showbiz

Will Smith dhe Queen Latifah i bashkojnë forcat për versionin modern të “Romeo and Juliet”

Will Smith dhe Queen Latifah po i bashkojnë forcat për t'ia dhënë tragjedisë së Shakespearit, “Romeo and Juliet”, një variacion të hip-hopit në një film të ri.

Miqtë e vjetër dhe veteranët e industrisë do ta prodhojnë një version bashkëkohor të shfaqjes klasike, të vendosur në New York.

Filmi i ri flet për historinë e dashurisë së një kameriereje të re nga Brooklyni e cila bie në dashuri me një muzikant aspirues nga një familje e pasur – në kundërshtim me të afërmit e tij, sipas “The Hollywood Reporter”.

Reperi dhe regjisori Solvan 'Slick' Naim e ka shkruar skenarin me Dave Broome, ndërkohë që ai do ta marrë gjithashtu përgjegjësinë e xhirimit të projektit për shërbimin streaming “Netflix”, shkruan KOHA Ditore.

Klasiku i Shakespearit ka pasur përshtatje filmike në shumë raste në të kaluarën, përfshirë versionin nga Baz Luhrmann, në të cilin luajtën Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes në rolet titullare në filmin e tij të modernizuar të vitit 1996, “Romeo + Juliet”.